E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto marrëveshje ekonomike me Emiratet e Bashkuara

EMIRATET E BASHKUARA- Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto ka zhvilluar një vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe ku është pritur nga ministri i Jashtëm dhe ai i Ekonomisë së këtij vendi.

Në takim me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara, Sheikun Abdulla, Haxhinasto kërkoi që ky vend të luajë rol aktiv në drejtim të rritjes së njohjeve për pavarësinë e Kosovës.

Në takim me ministrin e Ekonomisë të Emirateve u nënshkrua marrëveshja për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar, ndërkohë që u diskutua edhe për funksionimin e një linje direkte ajrore Shqipëri-Emiratet e Bashkuara.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›