E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, sukses i administrates Bush

Shtetet e Bashkuara duhet te mbeten te angazhuara ne bote, si "fuqi transformuese e lirise". Kjo ishte deklarata e Presidentit ne ikje te SHBA-se, ne viziten e tij te fundit ne Departamentin e Shtetit, para se te largohet nga detyra. Sekretarja Amerikane e Shtetit, Kondoleeza Rajs e prezantoi Bushin me flamujt e Afganistanit, Kosoves, Irakut, Liberise dhe Libanit, vende qe sic tha ajo iu bashkuan "rrethit te lirise" gjate tete viteve te shkuara. Me 20 janar Bush largohet nga posti i Presidentit, detyre qe e merr Barack Obama. Ne sondazhet e medias dhe te agjencive te specializuara, per menyren e qeverisjes se tij, Presidenti Bush morri aprovimin e vetem nje te tretes se amerikaneve, mirepo ai shpreson se historia do ta trajtoje ndryshe, duke i dhene te drejte ne vendimet qe cuan vendin ne dy luftera, me Afganistanin dhe Irakun.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›