Kosova, tregu i ri futbollit shqiptar

Futbolli shqiptar po orientohet gjerësisht nga Kosova e te talentet e saj, edhe pse në një vështrim sipërfaqësor niveli i kampionatit kosovar është dukshëm më i ulët se ai i Shqipërisë.
Loja e mirë dhe kualitetet e futbollistëve kosovarë të tillë si Ilir Nallbani (Vllaznia), Liridon Leci (Besa) apo Driton Krasniqi (Besa), ka bërë që "sytë e merkatos" së Superligës të drejtohen nga Kosova. Madje Besa e Kavajës është konsideruar si "atdheu" i futbollistëve kosovarë e shqiptaro-maqedonas. Aktualisht, në skuadrën durrsake po testohen aktualisht mesfushori Bardhyl Kaciu e sulmuesi Shqipron Skeraj. Një vendim përfundimtar rreth së ardhmes së tyre do të jepet javën e ardhshme nga trajneri Sulejman Starova. Kampioni në fuqi i Kategorisë së Parë, Bylisi, që synon mbijetesën pas rikthimit në Superligë është duke testuar tre lojtarë kosovarë: portierin 23-vjecar Ushtrim Mushica (Prishtina), sulmuesin 26-vjecar Fitim Halitin (Besa e Pejës) dhe mbrojtësin 22-vjecar Erdin Hashani, i cili është aktivizuar me Besëlidhjen e Lezhës sezonin e kaluar.