Juve, vazhdon dueli midis Ksabi e Pulsenit

Situata përsa i përket mesfushës së re të Juventusit duket tashmë më e qartë pas dy vizitave blic të Alesio Sekos në Spanjë. Kristian Pulsen është gati të pranojë një kontratë prej 3 milionë eurosh në sezon, ndërkohë që Sevilja nuk dëshiron të zbresë nga shuma e 10 milionë eurove përsa i përket kartonit të lojtarit. Nga ana tjetër, Liverpuli ka ulur cmimin për Ksabi Alonson – nga 18.5 milionë euro në 17.5 milionë euro – ndërkohë që lojtari vetë do të përfitonte një shumë vjetore prej 4 milionë euro. Kjo është tabloja e "luftës së shifrave" midis dy mesfushorëve. Trajneri Klaudio Ranieri është optimist, se të paktën njëri nga të dy lojtarët do të jetë nën urdhrat e tij.