Kosova, vendi ku mendohet me bark e jo me kokë!
>Nga Ilir SEFAJ
Qytetarëve të Kosovës doemos se iu është imponuar të mendojnë më bark e jo me kokë. Një kokë sado kokë që të jetë, vështirë se mund të menaxhojë me një bark të uritur. Të tillë e deshën, dhe të tillë e bënë Kosovën klasa politike e vendit. Gjithsesi, ky ishte edhe synim i bashkësisë ndërkombëtare, ngase vetëm në këtë mënyrë do të mund të përmbushnin misionin e tyre të vërtetë, vjedhjen. Dorën në zemër, realizimit të këtij misioni të vërtetë të ndërkombëtarëve, i ndihmoi edhe përkrahja e pakursyer e individëve të cilët para dinarit nuk vënë asgjë. Njerëzit që njohin një dhe të vetmin Zot, dinarin. Diskursin politik të cilin e zbatojnë ndërkombëtarët në Kosovë falë servilitetit të politikanëve tanë, ka bërë që shqiptari i Kosovës të mendojë me bark e jo me kokë. Para urisë, para varfërisë ekstreme me të cilën ballafaqohet njeriu ynë sot, vështirë ti bie ndërmend po këtij njeriu për gjendjen e përgjithshme nacionale. Pakkujt në Prishtinë, Pejë e Prizren mund ti interesojë çfarë ngjet në Mitrovicën e veriut ta zëmë, nëse ka dy ose tri ditë që po ky njeri ka në dispozicion dy ose tri euro për të shpenzuar për familjen e tij. Klasa politike në vend nuk ka idenë se si duhet dalë nga kjo krizë me të cilën karakterizohet vendi ynë edhe nëntë vite pas përfundimit të luftës. Është i patjetërsueshëm fakti se të një rëndësie të veçantë do konsideruar rregullimin e shumë rrugëve në mbarë Kosovën, po ashtu inkurajon fakti se qeveria Thaçi është përpjekur ta ruajë stabilitetin politik përkitazi me kërcënimet që kanë ardhur nga jashtë. Mirëpo, po kjo qeveri sikur ka ngecur në realizimin e disa çështjeve që për nga rëndësia do të konsideroheshin imediate për qytetarin e vendit. Ta zëmë qeveria Thaçi si duket pak e ka lodhur kokën për numrin e të papunëve në Kosovë dhe si duket po kjo qeveri, nuk posedon një program i cili do të ndihmonte në zgjidhjen e kësaj çështjeje e cila në njërën ose mënyrën tjetër do konsideruar si burim nga vinë të këqijat, ngase me një përqindje kaq të madhe të njerëzve të papunë, do të thotë se një shoqëri e caktuar rrezikohet në të gjitha mënyrat. Suksesin dhe mossuksesin e qeverisë Thaçi do të mund ta shikojmë në më shumë se nga një dhe i vetmi kënd. Gjithnjë në këtë linjë, në radhët e sukseseve të qeverisë aktuale do të renditnim; shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt të 2008-es, pastaj hyrjen (dhe dëshirën që të zbatohet) në fuqi të Kushtetutës së Kosovës më 15 të muajit qershor, emërimin e të ngarkuarve me punë në disa nga shtetet që njohën pavarësinë e Kosovës, po ashtu edhe menaxhimin e situatave fragjile me të cilat u karakterizua vendin ynë, në vitin historik të tij. Në këtë kuadër, duhet duartrokitur edhe faktin se Prishtina zyrtare ishte shumë këmbëngulëse për moszbatimin e planit gjashtë pikëshit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së e Ban Ki Mun, plan i cili vinte në pikëpyetje tërësinë territoriale të Kosovës. Ndërsa kur flasim për regresin që e ka karakterizuar vendin tonë në këtë përvjetor (të parin) të qeverisë aktuale, duhet mprehur lapsin mirë, duhet përgatitur më shumë se një fletë, duhet kohë e kurajë që të rendisësh me vend e pa hile të metat që e kanë shoqëruar udhëheqjen aktuale, në këtë periudhë të operimit të saj. Ndër të metat e panumërta duhet përmendur; gjendjen e njëjtë të furnizimit me energji elektrike problem ky që jo rrallë ka shkaktuar depresion kolektiv, pastaj mos hyrja në fuqi e Kontratës kolektive e cila bënë që punëtorët e Kosovës të futen në radhët e njerëzve më të diskriminuar të një shteti i cili pretendon të jetë demokratik. Pastaj mosfunksionimi i institucioneve gjyqësore, pra mosekzistimi i një sistemi të pavarur gjyqësor i cili do bënte që qytetari ynë të kishte ku të drejtohej në rast të shkeljes së të drejtave të tij. Po ashtu është dëshpërues fakti se në krye të shumë institucioneve të rëndësishme për funksionimin e një shteti me pretendime demokratike janë vënë njerëz joprofesionistë dhe me një të kaluar të dyshimtë. Megjithatë, nëse do flisnim pa ekuivokë, qeveria Thaçi e ka kaluar provimin në këtë periudhë të operimit të saj (edhe pse shumë dobët), vetëm se duhet besuar e shpresuar, se po kjo qeveri do të përpiqet dhe do të shikojë për mundësitë që zhvillimi ekonomik të mos ngelet në të njëjtin stad edhe nesër sikurse sot, dhe se qytetarët e shtetit të Kosovës të vinë në një situatë ku nuk do të mendojnë me bark, po me kokë.