Kryebashkiaku i Tiranës dhe të vegjlit e minibashkive
>Nga Xheladin ÇELMETA
Ditët e fundit, një nga momentet që të bënte përshtypje teksa ndiqnim lajmet në televizion, ishte paraqitja e dy konferencave për shtyp, përkatësisht; ajo e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Edi Rama, si dhe tjetra, ajo e kryetarëve të minibashkive, të cilët, të gjithë së bashku, të mbledhur me ngut, dhanë sqarimet përkatëse se përse nuk e përkrahën të madhin e tyre për aprovimin e projekt-buxhetit të ri për vitin 2009 në mbledhjen e Këshillit Bashkiak zhvilluar në fillim të kësaj jave. Zemërata e të dy krahëve ishte fare e dukshme dhe për të qenë realistë, gjithçka dukej e justifikueshme, përderisa palët acaroheshin për diçka vërtetë serioze: Bëhej fjalë për zhvillimin e metropolit më të madh të vendit, prezantimi i të cilit në sytë e gjithë shqiptarëve, por edhe të Botës, është simbiozë e zhvillimit të vetë Shqipërisë në këto vite demokraci. Por ndërkaq, në çast, teksa dëgjoje çështjet që parashtronin palët, të binte në sy një fakt: Përse u dashka që me çdo kusht të dilej në këto konferenca shtypi, përderisa largësia ndërmjet zyrave reciproke është maksimumi...10-15 minuta ecje me këmbë?! Përse? Për tu treguar shqiptarëve se smjaftohemi me përplasjet partiake, por duhen patjetër edhe këto konflikte të llojit gër-mër, që si japin komunitetit as bukë e as ujë?! Apo për tu thënë njerëzve se, për të rregulluar punët e shtëpisë tonë, as që kemi ndërmend të merremi vesh ndonjëherë me njeri-tjetrin? Përse u dashka që ti bihet kaq fort trupmetës së sherreve të panevojshme, ndërkohë që më imediatet së kurrë deri më sot, janë punët e mëdha që kemi përpara; lehtësimi i halleve të njerëzve, ndërmarrja e nismave koordinuese shtet-privat për më shumë vende pune, për më shumë inkurajim, besim e shpresë!? Gjithsesi, le të mbetemi tek logjika e përplasjes së palëve, pasi, sikurse edhe shihet, ekziston edhe një habi tjetër që tundon çdo njeri, lidhur me aspektin për të cilin diskutojmë: Si nuk qenkan diskutuar më parë çështjet e projektbuxhetit të ri 2009 në nivelet e minibashkive? Kësisoj, logjika të shtyn të mendosh se kjo papërgjegjshmëri, (së paku në dukje) i bën qytetarët, taksapaguesit, të dyshojnë për mënyrën e keqmenaxhimit sistematik të parave që shteti alokon për ta çdo vit. Kësisoj pyetjet, natyrshëm do të vazhdonin pafund, por kurrsesi nuk do të mund të merrnin një përgjigje ekzakte, përderisa kryetari i madh, të paktën deri në këto momente që flasim, nuk është shtruar ende me të vegjlit për të bërë së bashku një projekt-buxhet realist, i cili sheh përpara dhe që merr në konsideratë gjithë problematikat që ka Tirana sot. Njerëzit, kudo qofshin, por sidomos ata që janë banorë në një metropol si ky i kryeqytetit tonë, që zhvillohet vrullshëm dita-ditës, duan të dinë se si do të jetë nesër lagja e tyre, blloku i apartamenteve të tyre; çavantazhe apo disavantazhe do të ketë infrastruktura ndërtimore për fëmijët, të rinjtë apo moshën e tretë, etj. etj. Tirana, sikurse dihet tashmë nga kushdo, është jo vetëm bashkia me më shumë banorë, por së pari bashkia me më shumë çështje të shtruara për zgjidhje, ende pa një kohë-limit të përcaktuar saktë për zgjidhjen e tyre. Më qartë se çdo gjë, këtë e tregon maketi Tirana, studime e projekte-2010 i afishuar që prej një muaji e ca në sheshin Skënderbej. Stopimi i procesit të legalizimit, sidomos ai brenda rrezes së dy unazave (e vogël dhe e madhe), informaliteti i shprehur në disa forma si produkt i këtij procesi të lënë përgjysmë, ka bërë që qytetarët kryeqytetas (dhe jo vetëm ata) ta ndjejnë gjithnjë e më shumë nevojën e dialogut me të zgjedhurit e tyre; si në bashkinë e madhe, pra me vetë Ramën, ashtu dhe me ata të minibashkive. Kurrë ndonjëherë nuk e kemi marrë vesh se sa lekë ka shpenzuar shteti për minibashkinë tonë; si në kohën kur në pushtet kanë qenë socialistët, ashtu dhe kur kanë qenë demokratët, shprehej një ditë një qytetar, banor i lagjes tek ish-Blloku. Transparenca e munguar për fondet që shteti vë në dispozicion të infrastrukturës së njësive administrative; si të asaj qendrore, ashtu dhe atyre të nivelit të minibashkive; apo edhe aspekti tjetër; ai i partneritetit prapa perdes i biznesit me zyrat bashkiake, me vetë të zgjedhurit nëpër këto njësi, ka qenë deri tani një nga çështjet që ka pasur nevojë të zbardhet. Gjithë sa evidencuam më lart, gjykoj se nuk mund të konsiderohet ndryshe, veçse një ekuacion me jo pak të panjohura, një kriptogram i madh, në të cilin kolonat e zgjidhjes, si ato horizontale ashtu dhe ato vertikale, nuk mund të gjenden dot pa bashkëpunimin efikas Bashki-minibashki.
Last Updated on Sunday, 18 January 2009 00:01