Kosova vendos hapjen e Ambasadave. Zyrtarët pohojnë vështirësitë
Brenda pak ditësh Kosova do të përfaqësohet me Ambasadat e saj në Uashington, Londër, Paris, Berlin, Romë, Bernë, Vjenë, Ankara dhe Tiranë. Lajmi konfirmohet nga zyrtarë të Ministrisë së Jashtme losovare, te cilët pohojnë ndërkaq dhe përballjen me vështirësitë.
PRISHTINE- Qeveria e Kosovës nis përgatitjet me qëllim që brenda muajit të fillojnë nga puna Ambasadat dhe misionet e para diplomatike të shtetit më të ri. Diplomatët e parë kosovarë, sipas zyrtarëve në Ministrinë e Punëve të Jashtme, do të dërgohen në këto misione edhe pse ende Kosova nuk i ka të përcaktuara objektet, të cilat do t’i shfrytëzojë si Ambasada. Kujtim Shala, këshilltar i ministrit të Jashtëm, Skënder Hyseni, thotë se të dhjetë misionet e Kosovës, përveç Brukselit, do të nisin punën gjatë këtyre ditëve, qoftë nevoja edhe nëpër hotele. Një zgjidhje e tillë, sipas Kujtim Shalës, është e përkohshme, deri sa për secilin prej tyre të aplikohet procedura e prokurimit”. Zyrtari kosovar nuk identifikon vendin ku mund të hapet Ambasada e parë, duke i parë që të gjitha si prioritete dhe të rëndësishme. Sipas një vendimi të presidentit të Kosovës, për këtë vit, parashikohet hapja e 10 Ambasadave – misioneve diplomatike, ku bëjnë pjesë Uashingtoni, Brukseli, Londra, Parisi, Berlini, Roma, Berna, Vjena, Ankaraja dhe Tirana.
Ndërsa për sa i takon planeve për vitin 2009 Kosova synon të përfaqësohet me misione diplomatike në republikat e ish-Federatës Jugosllave, përkatësisht edhe në vendet fqinje, Maqedoni e Mal të Zi.
(a.r/news24/balkanweb)