E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova–Bullgaria e hapin turneun e pavarësisë

Nga Express më 15 shkurt 2011 në ora 12:23

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me atë të Bullgarisë të martën nga ora 16:30, në ndeshjen e parë të turneut ndërkombëtar për Ditën e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ndër të tjera do të marrin pjesë edhe Turqia e Maqedonia, me përbërjet e grupmoshës U20.

Ballafaqimi i dytë i së martës vë përballë Turqinë me Maqedoninë. Kjo ndeshje fillon në ora 19:00. Kurse të mërkurën në program është ndeshja për vendin e tretë, e cila zhvillohet në orën 11:30. Ndeshja për vendin e parë zhvillohet në orën 19:15.

Ndërkohë, Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) njofton se të martën (sot) në Kosovë do të qëndrojë edhe kryetari i Federatës së Hendbollit të Bullgarisë, Svetiomir Gocov dhe sekretari i përgjithshëm, Sabi Dojqinov, vizitë kjo e cila thellon edhe më shumë bashkëpunimin mes dy federatave. FHK informon se ka bërë të gjitha parapërgatitjet për këtë turne, me mbështetje të Departamentit për Sport të Kosovës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›