E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dardan poeti

Nga Express më 15 shkurt 2011 në ora 12:24

Një pjesë e futbollistëve e shfrytëzojnë maksimalisht kohën e lirë. Për shembull, sulmuesi i ri kosovar i Malmos, Dardan Rexhepi, përpos futbollit, të cilin tashmë e ka profesion, në kohën e lirë merret me shkrime.

Më saktësisht, 19 vjeçari e ka hobi shkrimin e poezive. “Dardani më shumë është i njohur si talent i futbollit dhe si një hero i artë i Malmos. Mirëpo, ai është edhe një shkrues i mirë. Ai shkruan poezi”, shkruan ueb faqja suedeze mynewsdesk.com/se, e cila i ka kushtuar një hapësirë edhe jetës private të disa prej futbollistëve të kampionit aktual të Suedisë.

Përpos që shkruan, sulmuesi prishtinas në kohën e lirë lexon po ashtu. Ai është parë shpesh duke e vizituar bibliotekën ‘I dua librat’ në Malmo.

Kohë më parë, edhe mesfushori kosovar, Përparim Hetemaj, kishte treguar se gjatë kohës së lirë preferon të shkruajë poezi.

Askush nuk mund të thotë që dy futbollistët kosovarë nuk kanë thurur ndonjë poezi të hënën (dje), në Ditën e të Dashuruarve – Shën Valentinit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›