Kosovarët me pasaporta biometrike në 2010-ën
PRISHTINE-Kabineti qeveritar ka paralajmëruar nxjerrjen e pasaportave biometrike për qytetarët e Kosovës brenda vitit 2010, kusht ky ndër më kryesorët për përfshirjen në procesin e liberalizimit të vizave.
Në kuadër të përgatitjeve për përfshirjen në këtë proces, Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme Planin e veprimit për implementimin e Udhërrëfyesit të Qeverisë së Kosovës për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian 2009-2011.
Ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti ka thënë se me qëllim të përfshirjes së Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave dhe vendimin e Qeverisë për miratimin e udhërrëfyesit, MPB ja ka hartuar planin e veprimit, me ç'rast ka bashkëpunuar ngushtë me të gjitha institucionet relevante për t'i implementuar kriteret themelore.
Ndërkaq zëdhënësi i qeverisë, Memli Krasniqi ka siguruar se qytetarët e Kosovës do të kenë pasaporta biometrike në vitin 2010. Krasniqi ka shprehur bindjen e thellë se Kosova në një periudhë më të shkurtë kohore se të gjitha vendet e rajonit do të përmbush kriteret për integrimet evropiane.
(d.b/BalkanWeb)