Sejdiu: Anëtarësimi në BE prioriteti kryesor
PRISHTINE-Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Renzo Daviddi I ka dorëzuar sot Presidentit Sejdiu Progres raportin 2009 për Kosovën. Sipas Sejdiut, “Anëtarësimi në BE mbetet prioriteti kryesor për Kosovën derisa bëjmë përpjekjet tona maksimale për ta thelluar zhvillimin e vendit dhe për ta rritur prosperitetin për të gjithë qytetarët”
“Mirëpres vlerësimet se Kosova ka arritur progres sidomos në funksionalizimin e institucioneve të saj të qeverisjes dhe plotësimin e kornizës legjislative. Kosova, po ashtu, ka arritur të ruajë stabilitetin e përgjithshëm të vendit duke krijuar mundësi për forcimin e mëtutjeshëm të këtij segmenti kyç. Megjithatë, roli i shtuar në përmbushjen e kritereve të tjera, sidomos ato që kanë të bëjnë me eliminimin e dukurive negative: luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe në përgjithësi forcimit të sistemit gjyqësor në Kosovë, është më se i nevojshëm”, ka shtuar ai.
Të gjitha institucionet e vendit – sipas presidentit Sejdiu – duhet dhe do t’i marrin me seriozitetin më të madh vërejtjet që janë shënuar në Raportin e Progresit, në mënyrë që viti tjetër të na gjejë me hapa të shpejtuar drejt procesit të anëtarësimit. Për këtë, vijoi presidenti, institucionet e Kosovës do ta vazhdojnë bashkëpunimin e ndërsjellë dhe atë me Bashkimin Evropian.
“Anëtarësimi në BE kërkon përkushtimin më të madh të mundshëm nga të gjitha institucionet e vendit dhe ne jemi përgjegjës për detyrat që na takojnë. Do të bëjmë çmos për të shfrytëzuar më së miri mbështetjen që BE-ja i jep Kosovës nëpërmjet programeve të saj të asistencës derisa ajo vazhdon të punojë për forcimin e rendit ligjor, reformës në administratën publike dhe zhvillimit socio-ekonomik. Kosova do të jetë përherë në lidhje me Bashkimin Evropian për ta realizuar vizionin e saj për anëtarësim”, ka thënë ai.
(m.a/telegraf/BalkanWeb)