Mirel: Kosova luftë korrupsionint dhe krimit
PRISHTINE-Raporti i progresit vlerëson stabilitetin institucional dhe politik, respektimin e të drejtave të minoriteteve de integrimin e tyre në jetën institucionale në Kosovë vlerësoi kryeministri Hashim Thaçinë takimim me Pierr Mirel Drejtori për Ballkanit Perëndimor. Ai theks të veçantë vendosi në luftën që po bëjnë institucionet e Kosovës për luftimin e korrupsion dhe krimin e organizuar në Kosovë. Kryeministri Thaçi vlerësoi hapjen e perspektivës evropiane për Kosovën, në përfshirjen e procesit të liberalizimit të vizave dhe ndërtimin e marrëdhënieve tregtare midis Kosovës dhe BE-së. Ndërsa Pierr Mirel përsëriti edhe një herë qëndrimet e tija për të arriturat në Kosovë, por tha se duhet bërë më shumë në luftimin e dukurive negative, në bashkëpunim edhe me mekanizmat ndërkombëtarë që veprojnë në Kosovë.
“Studimi ynë është për një vizion për Kosovën. Nënvizon perspektivën evropiane me dy qëllime kryesore; njëri është dialogu për liberalizimin e vizave dhe tjetri është një proces që çon drejt marrëveshjes tregtare, Dhe për këto dy qëllime kryesore Kosova duhet të plotësojë disa kushte, që janë sfida për Kosovën”, ka theksuar Pierr Mirel.
Pierr Mirel tha se çështja e vetme që nuk është përmendur në raport është demarkacioni i kufirit me Shkupin ku, sipas tij, është një çështje e rëndësishme për bashkëpunim rajonal.
Sa i përket dukurive negative që përmenden në raportin e progresit si korrupsioni, krimi i organizuar dhe jotransparenca në prokurim publik, kryeministri Thaçi tha se përkushtimi - Zero tolerancë për këto dukuri duhet të luftohet së bashku me gjithë faktorët relevant, ndërsa Mirel tha se me mos luftimin e këtyre dukurie në gjitha shtetet e rajonit, atëherë BE s’do të ketë sukses për të promovuar idenë se ky rajon duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.
Mirel ka sjell dje në Kosovë raportin e progresit në të cilin janë paraqitur të gjitha zhvillimet, ngecjet, problemet, shqetësimet si dhe sugjerimet për autoritetet e Kosovës.
(m.a/rtk/BalkanWeb)