Kryeparlamentari austriak sot mbërrin në Kosovë
PRISHTINE - Sot në Kosovë mbërrin për një vizitë kryetari i Parlamentit të Austrisë, Fric Nojgebauer (Fritz Neugebauer), i cili në orët e pasdites do të pritet nga kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi. Gjithashtu Kryeparlamentari austriak pritet të takohet edhe me krerët e tjerë të shtetit të Kosovës. Brenda një jave kjo është vizita e dytë e një zyrtari të lartë të Austrisë në vendin tonë. Javën e kaluar në Prishtinë qëndroi ministri i jashtëm austriak Mihael Shpindeleger.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)