E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Fushata zgjedhore, fushata e vlerave

PRISHTINE-Me rastin e fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka uruar të gjitha subjektet politike pjesëmarrëse në këtë process zgjedhor, ndërkohë që ka shprehur bindjen e thellë, se kosovarët do të kenë një fushatë të konkurrencës së vlerave.
Mediat kosovare citojnë sot kreun e qevrisë kosovare të ketë theksuar se fushata elektorale ka filluar mbarë.
"Me lejoni që në emër të Qeverisë së Kosovës, t'i uroj gjithë spektrit politik të Kosovës për fillimin e mbarë të fushatës elektorale, t'i uroj gjithë spektrit politik, kandidatëve, gjithë qytetarëve, për këtë mundësi të re për zhvillimin e demokracisë së re. Ne duam të besojmë fuqishëm se do të kemi një fushatë të konkurrencës së vlerave, të një përfaqësimi sa më të madh të spektrit politik, por edhe qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.

Kryeministri, ka vlerësuar pjesëmarrjen e madhe të subjekteve politike në përgjithësi dhe atyre serbe në veçanti, duke thënë se është certifikim rekord i pjesëmarrjes në zgjedhje.
Thaçi ka shprehur besimin e plotë në zgjedhje të suksesshme, ndërkaq ka theksuar se fitues mbi të gjitha duhet të jetë shteti i Kosovës dhe qytetarët e saj.

Procesi zgjedhor, sipas Thaçit, nuk do të ndikojë aspak në axhendën shtetërore dhe qeveritare, përkundrazi ballafaqimi i vlerave vetëm sa do ta forcojë angazhimin për implementimin e prioriteteve tona.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›