E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeparlamentari austriak shtyn vizitën në Kosovë

PRISHTINE-Kryeparlamentari austriak Fritz Neugebauer ka shtyrë takimin e parashikuar për ditën e sotme me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi.
Zyra për shtyp e Kuvendit bëri të ditur se “Kabineti i kryetarit të Parlamentit Kombëtar të Austrisë, Z. Fritz Neugebauer, nëpërmjet Ambasadës së Austrisë në Prishtinë, njoftoi sot në mëngjes kabinetin e kryekuvendarit Krasniqi se për shkak të pengesave teknike dhe përkeqësimit të motit, takimi i paralajmëruar nuk do të mund të realizohet”,

Kryetari i Parlamentit të Austrisë, Fritz Neugebauer do të pritej në orët e pasdites do të pritet nga kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi. Gjithashtu Kryeparlamentari austriak pritej të takohej edhe me krerët e tjerë të shtetit të Kosovës. Nuk bëhet e ditur data konkrete e vizitës së Fritz Neugebauer.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›