Zgjedhjet në Kosovë, hapet sot fushata paraelektorale
PRISHTINE- Në Kosovë hapet sot zyrtarisht fushata e zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit. Subjektet politike nwnshkruan dje Kodin e Mirësjelljes për zgjedhjet lokale 2009. Në ceremoninë e nënshkrimit të kodit nga subjektet politike morën pjesë edhe perfaqesues te ambasadadave tw huaja nw Kosovw si dhe pwrfaqwsuesi ndwrkombetar civil, Piter Feith. Presidenti Sejdiu tha dje se “Me 15 nëntor, për herë të parë në shtetin tonë të pavarur, demokratik dhe sovran, të njohur ndërkombëtarisht, do të mbahen zgjedhjet lokale”. Ai shtoi se ky proces zgjedhor për herë të parë do të menaxhohet plotësisht nga institucionet e vendit, ndërsa organizatat ndërkombëtarë do të kenë rolin e vet të veçantë ndihmës e monitorues. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Dell theksoi se Kodi i Mirësjelljes është diçka që kërkohet në ligj, prandaj kjo ceremoni shërben si forcues i rëndësishëm i bindjes së qytetarëve, votuesve dhe komunitetit më të gjerë. Zgjedhjet lokale ne Kosove zhvillohen me 15 nentor. Në garë janë 74 subjekte politike të certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
(s.g/balkanWeb)
(s.g/balkanWeb)