E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mashtroi dy emigrantë arrestohet nga policia

05/02/2009  I kaloi drejt Greqisë

KORÇE- Një 40-vjeçar G. K. banor i qytetit të Korçës është arrestuar nga policia e këtij rrethi nën akuzën e mashtrimit. Mësohet se ai u kishte marrë 3.600 euro dy banorëve të ardhur nga qyteti i Elbasanit, të cilët kishin patur si synim kalimin e kufirit shqiptaro- grek, si klandestinë. Në këmbim të pagesës së lartpërmendur kjo ndihmë u ishte ofruar nga 40-vjeçari Koçi, i cili u kishte premtuar dy qytetarëve nga Elbasani kalimin pa probleme të kufirit, por në të vërtetë dy emigrantët ishin kapur nga policia greke fill pasi kishin prekur tokën e shtetit fqinj. Të gjendur në këto rrethana, dy klandestinët kishin mbetur të zhgënjyer, ndërsa pagesa prej 3.600 euro nuk kishte qenë gjë tjetër për ta veçse një mashtrim. Nga burimet e policisë mësohet se gjithçka më sipër është zbuluar nga seksioni kundër Krimit Ekonomik, hetimet e të cilit sollën edhe arrestimin e një dite më parë të 40-vjeçarit. Dy emigrantët e kapur nga policia greke u ishin dorëzuar autoriteteve të policisë kufitare të Kapshticës, ku nga marrja në intervistë e tyre do të zbulohej edhe pazari që ishte bërë mes tyre dhe G. K.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›