E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel takon sot ne Berlin shefen e FMN-se Legard

 Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të takohet sot në Berlin me shefen e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristinë Lagarde.

“Ky është një takim joformal. Shkëmbim joformal i mendimeve”, ka thënë zëdhënësi i kancerlares, Shtefan Shejbert, duke bërë të ditur se dy zyrtaret nuk do të dalin në konferencë për media.

Takimi me Lagarde është në mesin e shumë të tjerëve që Merkel po zhvillon në fillim-vit, derisa Evropa përpiqet të dalë nga kriza financiare.
Të hënën ajo ka takuar presidentin francez, Nikolas Sarkozi, për të diskutuar mënyrat e kapërcimit të kësaj krize.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›