Kosovë : Bllokohen 10 Kg heroinë
Shërbimi Policor i Kosovës një hetimi mbi pesë mujor nga ana e Njësisë kufitare të Policisë e cila vepron në kuadër të drejtorisë së krimit të organizuar, në afërsi të Dheut të bardhë (vendkalimi kufitar Kosovë – Serbi, afër Bujanovcit) ka ndaluar dy vetura me targa të shtetit Zviceran. Në vetura janë gjetur 10 kg lëndë narkotike e tipit heroinë. Autoritet policore të Kosovës kanë arrestuar 5 persona për këtë çështje. Hetimet vazhdojnë.