E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsion me eksplozivin për rrugën Durrës-Kukës

 Zbulohet një tjetër skandal në Ministrinë e Mbrojtjes me licensimin e kompanive që importojnë eksploziv. Katër në pranga

TIRANË- Skandaletnë Ministrinë e Mbrojtjes, nuk kanë të sosur. Pas korrupsionit të pashembullt në tragjedinë e Gërdecit, dje janë arrestuar dyzyrtarë të lartë, të përfshirë në një tjetëraferë korruptive. Shkëlzen Madani, drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit të Instalimeve dhe të Burimeve në Ministrinë e Mbrojtjes si dhe Kadri Suli,me detyrë ish- komandant i brigadës logjistike nr.4300 janë prangosur gjatë pasdites së djeshme,pasi gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të korrupsionit. Po me të njëjtën akuzë janë arrestuar edhe përfaqësuesit e dy kompanive private, Aurela Çoto dhe Ferdinand Hodo, që merreshin me tregtinë dhe importin e lëndëve plasëse në vend.

Afera korruptive

Arsenali i lëndëve plasëse që u përdor për rrugën Rrëshen-Kalimash duket se ka ngritur pazarin e këtij biznesi sidhe nivelin e përfshirjes së zyrtarëve të lartë në afera korruptive. Kërkesat në rritje për eksplozivduket se kanë sjellë monopolizimin e këtij sektori, me ndihmën e zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes. Të paktën, kështu bëhet me dije nga grupi i hetimit, pas arrestimit të dy zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Mbrotjes dhe përfaqësuesve të dy kompanive private të importit të lëndëve eksplozive. Po sipas të njëjtave burime, thuhet se Madani dhe Suli kanë favorizuar kundrejt përfitimit të paravedy firmat “Nitromak Albania sh.p.k.”dhe “Geoconsult sh.p.k”.Pas arrestimeve gjatë pasdites së djeshme, burimet zyrtare të Prokurorisë deklaruan se: “mbas hetimeve disamujore, të kryera me metoda speciale ka rezultuar se shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kanë kryer veprime korruptive në procesin e dhënies së lejeve për përdorim civil të lëndëve plasëse dhe dhënien me qira të objekteve ushtarake”. Ndërsa burime nga grupi i hetimitthanë dje se është vërtetuar se dy titullarët e Ministrisë së Mbrojtjeskanëfavorizuar në dhënien elicensave përtregtimin e lëndëve eksplozivedy firmate mësipërme si dhe u kanë ofruar atyre ambiente me qira të ulët,në mënyrë të jashtëligjshme. Kundrejt rryshfetit,firmat kanë përfituar ekskluzivitetin e këtij aktiviteti ndërkohë që janë përjashtuarshoqëri të tjera që operojnë në këtë fushë. Megjithëseende nuk bëhet me dije sesa para janë përfituar prej dy zyrtarëve, Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar dje zyrtarisht se akuzatrëndojnë jo vetëm mbi ta, por edhe mbi dy përfaqësuesit e shoqërive që tregtojnë lëndë plasëse.

Akuzat

Hetimet për këtë aferë korruptive kanë filluar në janar të këtij viti, pas denoncimit të një tjetër kompanie në Prokurorinë e Tiranës. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se hetimet kanë nxjerrë mbi sipërfaqe licensime të kundraligjshme të dy kompanive të mësipërme, të cilat nuk i kanë plotësuar kriteret e kërkuara si dhe kanë zbuluar disa objekte të Ministrisë së Mbrojtjes, që i janë dhënë me qira të papërfillshme “Nitromak”-ut dhe “Geoconsult”. Është zbuluar gjithashtu se një sasi e madhe eksplozivi, e importuar në mënyrë të kundraligjshme nga këto kompani ka shkuar për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash. Pasi kanë siguruar provat që implikojnë katër të akuzuarit, zyra e Task-Forcës i kërkoi dje gjykatës leje për arrestimin e Shkëlzen Madanit, kolonelit Kadri Suli dhe përfaqësuesve të dy kompanive private. “Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë pasi gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprat penale të korrupsionit aktiv të personit që ushtron funksione publike”,- thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë.E ndërsa është dhënë masa e arrestit për katër personat, burimet zyrtare thonë se po vazhdojnë hetimetpër të provuar aktivitetin kriminal edhe të disa personave të tjerë, të përfshirë në këtë aferë korruptive.

I ARRESTUARI

Drejtori Shkëlzen Madani  firmosi edhe për Gërdecin

Është thirrur disa herë në prokurori për tragjedinë e Gërdecit, por dje është arrestuar për një tjetër ngjarje.Emri i Shkëlzen Madanit nuk ka qenë aq i panjohur për prokurorët, edhe pse ai është prangosur nën akuzën e korrupsionit.Drejtori i Menaxhimit të Instalimeve dhe të Burimeve në Ministrinë e Mbrojtjes ka firmosur edhe për kontratën elidhur ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhekompanisë që shkaktoi tragjedinë e Gërdecit. Madje, pak ditë pas ngjarjes ku humbën jetën 26 persona dhe u shfaros një fshat i tërë Madani është thirrur mbi tre herë për të dëshmuar, lidhur me firmëne lëshuar në dokumentat zyrtareqëjanë lëshuar nga Ministria e Mbrojtjespër ndërtimin e fabrikës së demontimit të armëve në fshatin e Gërdecit. Në një memo që mban datën 28.02.2007ndërmjet zyrtarëve të tjerë ekziston edhe firma e Shkëlzen Madanit për miratimin e projekt vendimit“për procedurën e trajtimit të armëve, teknikës dhe pajisjeve të forcave të armatosura të hequra nga armatimi dhe përdorimi”.Po kështu, Madani ka firmosur edhe një tjetër memo, pas së cilës janë nisur të gjitha procedurat për lidhjen e kontratës ndërmjet ndërmjarjes MEICO dhe kompanisë amerikane, e cila ka kontraktuar Mihal Delijorgjin. E ndërsa është thirur nëprokurori për të dëshmuar rrethprocedurave që shkaktuan tragjedinë më të madhe në vend, hetimet e nisura që në fillim të këtij viti kanë zbuluar aferën e favorizimit të dy firmave që merreshin me importin e lëndëve eksplozive, kundrejt përfitimit të shumave të kosiderueshme të parave.

OPERACIONI

Përfaqësuesja e kompanisë  turke u arrestua pas një feste

Përfaqësuesja e shoqërisë turke në Shqipëri, “Nitromak”, 25- vjeçarja Aurela Çota as që e kishte menduar se fundjava do t’i servirte qelinë e burgut. Paratë e ofruara për të siguruar suksesin, nëbiznesin e lëndëve plasëse kanë sjellë ngritjen e akuzës edhe për të. Oficerët e kanë prangosur 25- vjeçaren pas një feste me të afërm të saj. Pasditen e djeshme, Aurela Çota është prangosur në një ceremoni festive familjare, ndërkohë që mbi të rëndojnë akuzat e korrupsionit aktiv të personit që ushtron funksione publike. Megjithësenë një moshë të re, Aurela është përfaqësuese e një firme, që qendrën e saj të prodhimit dhe të tregtimit të lëndëve të lëndëve plasëse e ka në Turqi. Në web-siten e kompanisë “Nitromak” bëhet me dijei tërë aktiviteti i saj është prodhimi i eksplozivëve.Po të njëjtin aktivitet ka edhe kompania tjetër që dyshohet se është favorizuar nga zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes.Ferdinand Hodo, i arrestuar gjatë ditës së djeshme rezulton të jetëadministrator i shoqërisë “Geoconsult sh.p.k”, me qendër në Gjërmani. Ndërkohë që sipas grupit të hetimit, përfaqësuesit e shoqërive që merreshim më importimin e lëndëve ekzplozive kanë ofruar para për të përfituar licensat nga Ministria e Mbrojtjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›