Kosovë , ende nuk janë përcaktuar kufijtë me fqinjët

Ka kaluar rreth një vit e gjysmë nga shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe shteti i ri ende nuk ka të përcaktuar fizikisht kufijtë me asnjërin nga shtetet fqinje. Përfaqësuesit e institucioneve kosovare thonë se janë në kontakt me shtetet fqinje, përveç Serbisë, për të punuar në lidhje me këtë çështje. Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, pohon se autoritetet janë në përfundim të përcaktimit të vijave përcaktuese të kufijve me Maqedoninë, ndërsa me Malin e Zi, Krasniqi shpreh bindjen se bisedimet do të fillojnë së shpejti. Por, problem në këtë drejtim, sipas tij, do të paraqesë kufiri me Serbinë.
"Kosova i ka kufijtë e vet, por këta kufij duhet të ratifikohen, duhet të rishikohen dhe të behët një precizim i kësaj hapësire të Kosovës. Ndoshta kjo mund të jetë një nga arsyet pse Kosova ende nuk është anëtare e OKB-së. Sigurisht që në përfundim është vendosja e kufijve me Maqedoninë dhe mendoj që kjo shpejt do të ndodhë, pastaj do të fillojë me Malin e Zi. Nuk besoj që me Shqipërinë do të ketë probleme. Problemet më të gjata dhe me të vështira për të bërë demarkacionin, Kosova do t'i ketë me Serbinë", tha Krasniqi.
Edhe përfaqësuesit e policisë kufitare të Kosovës konsiderojnë se problemet më të mëdha në demarkacionin e kufijve të Kosovës me shtetet që e rrethojnë, do të jenë me Serbinë.
Ndërkaq, procesi i demarkacionit me Maqedoninë ende nuk ka përfunduar.
Sido që të jetë, sipas autoriteteve kosovare të rendit menaxhimi i kufijve të Kosovës nuk është tërësisht nën kontrollin e Policisë Kufitare të Kosovës. Policia e Kosovës ende nuk ka tërësisht nën kontroll menaxhimin e kufijve të vendit, pasi 753 kilometra të vijës kufitarë të Republikës së Kosovës mbikëqyren nga forcat paqeruajtëse të KFOR-it.