Pakistan, gjashtë të krishterë digjen të gjallë
Gjashtë persona të besimit të krishterë, ndër to katër gra, u dogjën sot për së gjalli gjatë përleshjeve me myslimanët në një qytet pjesën qendrore të Pakistanit, njoftuan autoritetet. Tensionet janë shtuar ndërmjet dy komuniteteve në qytetin Gojra, në provincën qendrore Punjab, për shkak të dyshimeve dhe akuzave se disa të krishterë kishin përdhosur Kuranin. Përleshjet nisën në orët e para të mëngjesit, kur anëtarët e dy komuniteteve u përplasën me armë zjarri.
Pamjet televizive tregonin shtëpi të djegura dhe rrugë të mbuluara nga tymi i mobiljeve të djegura dhe njerëz që qëllonin me armë zjarri nga taracat e shtëpive të tyre.
Shahbaz Bhatti, ministri për Pakicat, deklaroi se një turmë njerëzish të drejtuar nga elementë ekstremistë, sulmuan një lagje të krishtere dhe dogjën dhjetëra shtëpi."Gjetëm gjashtë trupa që ishin djegur të gjallë, përkatësisht trupat e katër grave, një burri dhe një fëmije', deklaroi për Reuters gjatë një interviste telefonike, Abdul Hamid, një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë.
Pakistani përbëhet nga një shumicë myslimane dhe disa minoritete të tjera fetare, përfshi të krishterët që përbëjnë afërsisht katër për qind të 170 milionë banorëve të vendit.
Në Pakistan myslimanët dhe minoritetet e tjera fetare prej kohësh kanë jetuar në harmoni, por pas sulmeve të 11 shtatorit, veçanërisht kur vendi u bë aleat i SHBA-së, ka pasur disa sulme periodike kundër minoritetit të krishterë.