E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skenderbeu nje histori politike

Heroi Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu shfaqet në letërsinë shqipe në një tjetër dimension. Për herë të parë Aurel Palsari e sjell atë si një figurë politike. “Skënderbeu, një histori politike” titullohet studimi voluminoz i cili përshkruan përmes dokumentave arkivor këtë herë një udhëheqës politik. Libri sjell jo pak fakte e analiza të panjohura më parë ku përshkruhet aftësia e drejtimit të një sitemi politik në Shqipërinë e Ballkanin e mesjetës.

Këtë javë në stendën e  botimeve të rinj ka mbizotëruar letërsia shqipe. Historiania Meri Lalaj sjell një monografi kushtuar Fehim Bej Zavalanit. Regjisori Vladimir Prifti, ka botuar librin “Te dish të lexosh një film”. Nga Ibrahim Malaj shfaqet një këndvështrim mbi “Traditën etnokulturore në Tropojë”, ndërsa  një roman i Erion Muçës mban titullin “Vrasësi i Shpirtrave’. Nga letërsia e huaj në stendën e titijve të rinj është publikuar “Në kështjellën e mjekërkaltrit” nga Xhorxh Steiner dhe “koha për të menduar” nga Xhorxho Manjati.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›