SHBA i kërcënohet Iranit
Washingtoni thotë se në përballje me Iranin, të gjitha opsionet mbetën në tavolinë, kërcënim ky i mbuluar, i cili i referohet strategjisë së re bërthamore të SHBA-së.
Gjatë një fjalimi të mbajtur në Pentagon, Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gates, foli edhe për strategjinë e re bërthamore të SHBA-së, në kuadër të së cilës administrata e Barack Obamës ka premtuar se nuk do të përdorë armët bërthamore kundër shteteve, të cilat nuk posedojnë armë bërthamore, përjashtuar këtu Iranin.
Gates theksoi se strategjia e re nuk vlen për shtetet si Irani dhe Koreja e Veriut, ngase këto shtete hynë në kategorinë e vendeve, ndaj të cilave Washingtoni nuk do të kufizojë kurrë opsionet që ka në dispozicion.
Gates më tutje tha se administrata e Obamës po ndërmerr masa, për të mos aplikuar politikën e “përdorimit të parë të armëve bërthamore”, megjithatë ai shtoi se Washingtoni nuk do të heq dorë nga e drejta e vet për të ndërmarrë sulme parandaluese.
Strategjia e re bërthamore e SHBA-së është kritikuar ashpër nga Irani, vend ky i cili ka nënshkruar traktatin për mos-zgjerim bërthamor.
SHBA-ja është vendi i parë në botë që ka zhvilluar armë bërthamore dhe i vetmi shtet, i cili ka shfrytëzuar deri me tani këto armë.