E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, EULEX-i merr 200 çështje nga UNMIK-u



Misioni europian për zbatimin e rendit dhe ligjit në Kosovë, EULEX po përgatit dosjet e 200 çështjeve të marra nga UNMIK-u, të cilat do të trajtohen së shpejti në gjykatë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e gjykatësve të EULEX-it, Maria Xhuliana Civinini, e cila ka theksuar se shumica e çështjeve kanë të bëjnë me krime lufte, krim të organizuar, terrorizëm dhe raste të tjera. “Ne kemi pranuar 200 çështje nga UNMIK-ut. Ndoshta numri nuk është shumë befasues, por duhet të kihet parasysh se këto çështje janë nga më të rëndësishmet e viteve të fundit”,- ka pohuar Civinini. Ajo ka shtuar me tej se ndryshe nga UNMIK-u, misioni EULEX është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës dhe bashkëpunon ngushtë me institucionet lokale.

30 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›