Kosove, FSK merr ne mbrojtje monumentin serb te Gazimestanit
PRISHTINE- Policia e Kosovës merr në ruajtje objektet fetare dhe kulturore serbe. Forca paqëruajtëse e NATO-s në Kosovë ka vendosur që përgjegjësinë për ruajtjen e këtyre objekteve t’ia dorëzojë policisë vendase. Zyrtarë të KFOR-it kanë thënë se ky hap reflekton besimin që NATO dhe kombet e saj kontribuese partnere në KFOR kanë në aftësinë e Policisë së Kosovës në kryerjen e kësaj detyre të rëndësishme.
Monumenti i Gazimestanit në dalje të Prishtinës është i pari, përgjegjësia për të cilin bartet tek policia e Kosovës. Monumenti qe prej nesër ( e enjte) nuk do të mbrohet më nga forcat paqeruajtëse të NATO-s.
Policia e Kosovës tashmë është përgatitur që të mbrojë dhe ruajë këtë objekt, në të cilin çdo vit në muajin qershor serbët mblidhen për të përkujtuar Betejën e Kosovës të shekullit XIV.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani konfirmoi se pas monumentit të Gazimestanit, brenda pak ditësh policia do të marrë përgjegjësisë edhe mbi objektet tjera të trashëgimisë kulturore e fetare serbe.
Vendimi për bartjen e përgjegjësisë për mbrojtjen e objekteve kulturore e fetare serbe është marrë nga Këshilli Veri-Atlantik pas konsultimeve me përfaqësuesit ndërkombëtarë në Prishtinë, udhëheqësit vendorë dhe policinë e Kosovës.
Ky hap vjen në kohën kur misioni i NATO-s në Kosovë është pakësuar në numër dhe është ristrukturuar, duke iu përshtatur përmirësimit të situatës së sigurisë në terren.
Reagon Beogradi
Vendimi për bartjen e përgjegjësive për ruajtjen e monumenteve serbe nga KFOR-it tek policia e Kosovës është pritur me reagime në Beograd dhe tek serbët në Kosovë.
Ministria serbe për Kosovën përmes një komunikatë për shtyp e ka cilësuar të gabuar këtë vendim me të cilin “krijohet dyshim në qëllimin e sinqertë për të ruajtur dhe mbrojtur përherë monumentet historike të cilat janë të një rëndësie kulturore për popullin serb”.
Sipas zyrtarëve serbe, Policia e Kosovës nuk do të ofrojë garanci për mbrojtjen e këtyre objekteve, prandaj nga KFOR-i është kërkuar që të rimarrë një vendim tjetër për të mos u tërhequr nga Gazimestani.
Ndërkohë një përfaqësues politik i serbëve, Rangjell Nojkic ka thënë për BBC-në se nuk ka kushte që përgjegjësia për mbrojtjen e monumenteve të kalojë nga KFOR-i tek policia e Kosovës.
(s.g/BBC/BalkanWeb)