E Diel, 1 Nëntor 2026

Qen të pastër, japonezet shpikin makinen larëse

TOKIO- Një supermarket japonez në Tokio ka instaluar një makinë larëse për qentë. I gjithë procesi I larjes me shampo, shpëlarje dhe tharje bëhet brenda një orë e gjysëm.

Makina larëse e qenve vepron në të njëjtën mënyrë si makinat e tjera larëse. Mjafton të vendosësh qenin në makinë, të mbyllni derën dhe të shtypni butonin për programin e larjes së qenve.

Punonjësit thonë se makina është shumë e sigurtë. Uji ngrohet në 35 gradë dhe shampoja nuk djeg sytë.

Makina është projektuar në SHBA, dhe në Japoni ndodhen vetëm 10 makina të tilla dhe një larje kushton 10 dollarë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›