E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krujë, kisha e Dervenit në rrezik, mbulohet nga uji

KRUJË- Monumentet e kulturës janë objekte të cilat për nga rëndësia dhe statusi i tyre përfitojnë një kujdes të vecantë, por jo gjithnjë ndodh kështu. Këto janë rrënojat e një kishe të vjetër, në fshatin Derven të Krujës, që u zbulua rastësisht rreth 3 vjet më parë, gjatë punimeve për ndërtimin e një kishe të re.

Zbulimi i saj ishte në listën e monumenteve të kulturës, por gjendja aktuale e rrënojave dëshmon mungesën e kujdesit. Këto piktura murale dhe afreske sot janë tërësisht të padukshme, për shkak të nivelit të ujit që ka mbuluar rrënojat. E vetmja gjë që mund të shihet thuajse lehtësisht, është tabela monument kulture, e cila të rikujton se kjo kishë sipas specialistëve daton rreth 1 mijë vjet më parë.

E ndërsa në ditët e sotme dhe në të ardhmen, ky do të ishte një objekt tërheqës për vizitorët. Ata kanë një arsye më tepër për të mos e parë, pasi nëse nuk do të ndërhyet, lagështira, uji dhe balta do të kenë rrënuar gjithcka.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›