Kukës, alarmohen banorët: Pijmë ujë të ndotur
KUKËS- Prej mëse një jave, uji i pijshëm në bllokun e pallateve në lagjen 1 të qytetit të Kukësit, është i pakonsumueshëm. Kanë qenë vetë banorët, të cilët diktuan ndotjen e ujit që rridhte nga cezmat e tyre. Të alarmuar nga era e rëndë dhe ngjyra, banorët shprehen se ndjehen të kërcënuar nga sëmundjet, nëse në pamundësi të sigurimit të ujit nga ndonjë burim tjetër, do të përdorin atë që rrjedh në tubat e ujësjellësit.
Ka mjaftuar shqetësimi i banorëve, që Drejtoria lokale e Shëndetit Publik, të kryejë analizat përkatëse, cka deri më tani ka rezultuar e vërtetë që uji është i ndotur.
Duke iu referuar kontakteve me ndërmarrjen e ujësjellësit, kreu i kësaj drejtorie thotë se ndotja e ujit është pasojë e pastrimit dhe dezinfektimit të depove.Deri në përmirësimin e përmbajtjes së ujit të pijshëm, këtyre banorëve iu duhet ta sigurojnë atë duke e blerë.
(m.a/News24/BalkanWeb)