E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë/ KQZ: Rivotimi në Gjilan më 14 mars

Qytetarët e komunës së Gjilanit sërish do të dalin në votime. Kështu u vendos të enjten në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Me shumicë votash anëtarët e KQZ-së i dhanë dritë jeshile rivotimit në komunën e Gjilanit.
Rivotimi sipas KQZ-së do të mbahet më 14 mars 2010, ndërsa fushata parazgjedhore për ribalotazh do të zgjasë nga data 8 deri 12 mars 2010.
Në garën e rivotimit do të përballen kryetari aktual i komunës nga radhët PDK-së Qemajl Mustafa dhe Fatmir Rexhepi nga LDK-ja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›