Miliband: Pritet bashkëpunim i Izraelit për rastin e pasaportave
Sekretari i jashtëm, Dejvid Miliband, deklaroi sot se Britania pret që Izraeli të "bashkëpunoj plotësisht" me hetimet lidhur me përdorimin e pasaportave të falsifikuara britanike nga të dyshuarit për vrasjen e komandatit të lartë të Hamasit në Dubai.
Spekulimet se kush kishte dorë në vrasjen e Mahmud al-Mabhuh, gjatë muajit të kaluar në Dubai, janë përqendruar në agjencinë izraelite të spiunimit, Mosad, pasi Dubai publikoi emrat e 11 të dyshuarve, për të cilat tha se kishin udhëtuar me pasaporta evropiane.
Prej 11 të dyshuarve, 6 prej ntyre kishin pasaporta britanike, tre irlandeze dhe nga një gjerman dhe francez.
Shefi i policisë së Dubait, Dahi Khalfan, tha sot se ishte i bindur "99 përqind" se Mosadi kishte dorë në vrasjen e pjesëtarit të Hamasit, al-Mabhuh. Izraeli tha se nuk ka dëshmi për çfarëdo involvimi të Mosadit.