Kosovë, Këshilli Gjyqësor memorandum me EULEX
Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) nënshkruan sot një memorandum mirëkuptimi.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës theksoi se ky memorandum ka të bëjë me një marrëveshje mes dy palëve përsa i përket përgjegjësive për mirëmbajtjen dhe përdorimin e Sistemit të Menaxhimit të Informimit të Lëndëve (SMIL) nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve të EULEX-it dhe personelit tjetër të misionit EULEX. Memorandumi, gjithashtu, përcakton rolin dhe përgjegjësitë e palëve në lidhje me mirëmbajtjen e SMIL-it, si dhe ndryshimet e mundshme të këtij sistemi.
Ky sistem mundëson që ndalesat dhe kufizimet të vendosen sipas të dhënave nga kontrollet e sigurisë së teknologjisë informative, në mënyrë që të parandalohen qëndrimet e paautorizuara në informacionet e ndjeshme konfidenciale.