Kosovë/ Koha Ditore: Feith e Thaçi shmangin njëri-tjetrin
Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, që njëherit është edhe përfaqësues special i BE-së në Kosovë, "ka rreth dy muaj që nuk është takuar në katër sy me kryeministrin Thaçi".
Kështu shkruan e e përditshmja "Koha Ditore" për kontaktetet e drejtpërdrejta të shefit të ICO-së, Pieter Feith dhe kryeministrit Hashim Thaçi.
Relacionet mes dy zyrtarëve të lartë, sipas këtij burimi, kanë filluar të ftohen që nga dita kur shefi i ICO-së ka hyrë në zyrën e kryeministrit për t'i rekomanduar shkarkimin e një ministri të dyshuar për keqpërdorim të miliona eurove.
Në atë takim, sipas burimit, Thaçi nuk ka rënë dakort me Feithin që ta shkarkonte pa fakte të verifikuara ministrin e dyshuar.