Vrasja e 37- vjecarit, kishte ditë që nuk dilte nga shtëpia
07/01/2011 Ngjarja pa autor, dukej si një ngjarje e paralajmëruar. Policia asnjë të dhënë
KORÇE- Edhe pas 24 orë hetimesh intensive të kryera nga ana e strukturave të specializuara të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Korçë dhe komisariatit të policisë Korçë, sërish ngjarja ka mbetur tejet e mbuluar nga mjegulla e misterit. Deri më tani nuk ka pasur asnjë shenjë drite, e cila do të çonte hetimet drejt pistës së duhur. Të gjitha përpjekjet e forcave të policisë dhe të ndërhyrjes së shpejtë për kapjen e autorit gjatë tentativës që ai mund të bënte për t’u larguar nga qyteti i Korçës ose për t’u larguar nga vendi nuk dhanë asnjë rezultat. Të gjitha këto tregojnë se vrasja ka qenë e paramenduar, e studiuar deri në imtësi që nga momenti që do të kryhej vrasja e deri në mundësinë e largimit nga vendi i ngjarjes pa rënë në sy të kalimtarëve të mundshëm. Vrasja e 37- vjeçarit Marsel Grabocka, duket se u ngjason vrasjeve të tipit mafioz. Motivet për vrasjen e tij kanë mbetur krejtësisht të panjohura, çka i bën hetimet edhe më të vështira në zbardhjen e kësaj ngjarjeje, sepse aktiviteti i Grabockës shtrihej jo vetëm në qytetin e Korçës, por edhe në shtetin grek, ku ai furnizohej me nënproduktet e qumështit.
Vrasja e paralajmëruar
Duket se vrasja e Grabockës ka qenë e paralajmëruar. Nga hetimet e kryera deri më tani, rezulton se Marsel Grabocka, gjatë ditëve të fundit nuk kishte pasur dëshirë të dilte nga shtëpia, çka sjell dyshimin se ai ose mund të ketë qenë i paralajmëruar nga kundërshtarët e vet, ose e kishte parandjerë rrezikun që po e kërcënonte. Megjithatë, edhe pse ai ishte “ngujuar” në banesën e tij, sërish vrasësi nuk është ndalur as për t’i shkuar në shtëpi, gjë që tregon se nga ana e kundërshtarëve të tij vendimi ishte marrë. Tre të shtëna pistolete e ndanë përfundimisht nga jeta 37- vjeçarin Grabocka. Vrasësi përveç se kishte kryer vrasjen me gjakftohtësi, ka qenë i interesuar që vrasja e Grabockës të ishte e sigurt. Dhe është kjo arsyeja që pasi e kishte qëlluar dy herë në gjoks, së fundi e kishte qëlluar edhe në kokë. Por ndërkohë kjo mënyrë ekzekutimi do të thotë se vrasësi mund të ketë qenë person i njohur për Marsel Grabockën. Të gjitha këto dyshime janë hedhur së paku gjatë hetimeve të kryera. Megjithatë, sërish mbeten të panjohura motivet që çuan në ekzekutimin e tij, nëse implikimi i Grabockës është i lidhur me aktivitetin e tij në qytetin e Korçës apo jashtë tij.
Borxhet
Një nga pistat e ngritura nga ana e policisë ka qenë ajo e borxheve të pashlyera nga ana e Grabockës, pasi ai njihej si një njeri që parapëlqente lojërat e fatit. Ky dyshim është hedhur edhe nga familja e Grabockës, por sërish hetimet e kryera në këtë drejtim nuk mundën të hedhin dritë mbi ngjarjen tragjike. Personat e shoqëruar në komisariat, të cilët kanë qenë më shumë se 20 vetë, ku mes tyre ka pasur të dyshuar edhe për dhënie borxhesh mes Grabockës dhe tyre, nuk bënë të mundur ndriçimin e vrasjes. Kontrollet dhe verifikimet mbi pikat e lojërave të fatit dhe pronarëve të tyre nuk bënë gjë tjetër vetëm se çuan në procedim penal një shtetas të quajtur Erjon Muço, 21 vjeç, banues në Maliq të Korçës, të cilit gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në qytetin e Maliqit, iu gjetën 4 aparatura lojëra fati poker pa dokumentacionin përkatës për ushtrimin e këtij aktiviteti. Vështirësia për gjetjen e vrasësit qëndron edhe te fakti që Marsel Grabocka njihej si njeri i rregullt dhe pa probleme, madje ai nuk kishte qenë ndonjëherë i skeduar nga policia si person problematik. Për këtë arsye krahas pistës për mosshlyerje borxhesh, po punohet edhe në disa pista të tjera, mbi aktivitetin e tij në qytetin e Korçës, por edhe në shtetin grek. Fill pas ngjarjes, u shpresua shumë se autori i këtij krimi do të identifikohej shumë shpejt, pasi mosshlyerja e borxheve mund t’i çonte drejt personave që mund të kishin kryer këtë akt kriminal. Madje u krijua përshtypja se policia e kishte identifikuar autorin dhe pritej vetëm kapja e tij, por në të vërtetë nuk ndodhi kështu. Nuk është rasti i parë që në qytetin e Korçës vrasjet të mbeten pa autor. Si të tilla mund të sjellim disa vrasje të kryera disa vite më parë, kur një mësues u gjet i vrarë në afërsi të zyrave të SHIK-ut, apo vrasjen e një djali të ri në malin e Moravës, shumë pranë një kishe. V. Hasani