KosoveMiratohen ligjet e fundit nga plani i Martti Ahtisaari

Parlamenti i Kosoves miratoi sot nje numer ligjesh nga te cilat varet procesi i perfundimit te mbikeqyrjes se pavaresise se saj. Debatet ishin me te rrepta rreth ligjit per qendren historike te Prizrenit dhe atij per fshatin Hoce e Madhe nje fshat i banuar me shumice serbe ne rrethinen e Prizrenit.
Ligji per qendren historike te Prizrenit parasheh qe te gjitha veprimtarite ne qendren e ketij qyteti perfshire ndertimet e sherbimet komunale te rregullohen ne menyre te vecante nga nje mekanizem i posacem qe do te perbehej nga komunitetet fetare komunitetet etnike dhe shoqeria civile.
Qe ne projektin e pare ai kishte nxitur reagime te shoqerise civile dhe nje pjese te partive politike sipas te cilave ai i jep nje ze me te fuqishem Kishes Ortodokse ne Kosove njesoj sikurse edhe ai per Hocen e Madhe. Nje pjese e deputeteve te opozites por edhe te koalicionit ne pushtet thane se ligjet jane kunder kushtetuese.
Miratimi i tyre u pershendet nderkaq nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara e cila nepermjet nje komunikate u shpreh e kenaqur qe sic thuhet Parlamenti i Kosoves ndermori veprim per ta levizur shtetin me afer qellimit te perfundimit te pavaresise se mbikeqyrur.
Ne komunikate thuhet se ligjet per Prizrenin Hocen e Madhe Procedurat e Administrates Tatimore dhe per ndryshimin dhe plotesimin e ligjit per ndermarrjet publike jane vetvetiu te mire per Kosoven dhe kjo ishte gjeja e duhur per te bere.
Ambasada i shpreh sic thuhet mirenjohje Parlamentit per miratimin e Kodit te ri Penal te Kosoves i cili vendose drejtesi dhe kuader per zbatimin e ligjit dhe hape rrugen per nje sundim me te madh te ligjit dhe avancimin e integrimit Euro-Atlantik te Kosoves.
Miratimi i ligjeve u mireprit edhe nga perfaqesuesi civil nderkombetar Pieter Feith sipas te cilit miratimi i ligjeve per Qendren Historike te Prizrenit dhe fshatin Hoce e Madhe e forcon kornizen ligjore te Kosoves per mbrojtjen dhe ruajtjen e monumenteve dhe vendeve te trashegimise kulturore. Po ashtu miratimi i ketyre dy ligjeve e afron Kosoven nje hap me afer plotesimit te angazhimeve sipas Propozimit Gjitheperfshires per Statusin si dhe siguron respektimin e te drejtave dhe interesave te te gjitha paleve te interesuara.
Zoti Faith thekson se keto ligje jane jetike per trashegimine kulturore dhe historike te Kosoves. Ruajtja e kesaj trashegimie eshte e rendesise kombetare dhe nderkombetare.
Perfaqesuesi i posacem i Bashkimit Evropian Samuel Zbogar nepermjet nje komunikate thekson se mbrojtja ruajtja dhe promovimi i trashegimise kulturore eshte nje vlere qenesore evropiane qe eshte per te miren e Kosoves dhe banoreve te saj.
Kjo do te siguroje qe zhvillimi dhe ndertimi i ardhshem urban nuk do te demtojne bukurine dhe harmonine e ketyre vendeve te vecanta dhe do te ruajne po ashtu trashegimine fetare dhe kulturore per gjeneratat e reja.
Kosova shpalli pavaresine ne shkurt te vitit 2008 ndersa nje numer shtetesh qe e kane njohur ate perfshire Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore te Bashkimit Evropian themeluan grupin drejtues nderkombetare per Kosoven dhe vune Pieter Faith ne postin e mbikeqyresit te pavaresise e cila vazhdon te kundershtohet ashper nga Serbia.
Grupi Drejtues Nderkombetar pret qe deri ne shtator ti jap fund mbikeqyrjes se pavaresise.