Kosovë/ Ndërkombëtarët të kënaqur nga pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje
Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, ka deklaruar se zgjedhjet e sotme, të cilat edhe ajo i cilësoi si test për funksionimin e demokracisë, janë organizuar mirë.
Zonja Pack, e cila po qëndron sot në Prishtinë, gjithashtu tha se "do të ishte shumë mirë po qe se rezultati dhe pritjet e qytetarëve të Kosovës, veçanërisht ato të serbëve, të jenë të mira, ashtu siç ka qenë edhe vetë organizimi i zgjedhjeve".
Ndërkohë, euro-deputetja Pack dhe ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Christopher Dell, kanë vizituar qendrat e votimeve në Graçanicë, për të parë se si po shkon procesi i votimit atje.
"Jam i impresionuar me interesimin e qytetarëve serbë për të votuar, besoj që ky interesim do të rritet gjatë ditës. Gjithashtu mund të them se jam i lumtur se qytetarët serbë nuk i janë përgjigjur kërkesës së Beogradit për të bojkotuar këtë proces, por janë treguar të gatshëm që të bëhen pjesë të institucioneve demokratike të Kosovës. Unë gjithashtu besoj që i tërë procesi do të ecën i qetë", ka thënë Dell.
Edhe përfaqësuesi i ICO-së në Kosovë, Peter Feith, ka vizituar disa qendra votimi, përfshirë edhe qendrën 19/12 E , në sallën "1 Tetori", në Prishtinë, për t'u interesuar se si po rrjedh procesi i votimit, e po ashtu është interesuar edhe për praninë e vëzhguesve në këtë qendër, përfshirë edhe ata të ENEMO-s.