E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë/ Konfirmohen 3 raste të tjera me virusin A/H1N1

Edhe tre raste të reja me gripin AH1N1 janë konfirmuar nga zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë brenda 24 orëve të fundit. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka deklaruar se pacientët nuk janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se janë duke u trajtuar si pacientët e tjerë të konfirmuar deri më tani me këtë virus. Hoti tha se me tre rastet e fundit është ngritur numri i përgjithshëm në 35 të infektuar në shkallë vendi.
Ministria e Shëndetësisë edhe një herë u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë sa më vigjilent dhe të merren masa te nevojshme dhe nëse paraqiten simptoma të gripit, të paraqiten në qendrën shëndetësore sa më parë.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar që të mos krijohet panik në popullatë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›