E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puna e EULEX-it në Kosovë, diskutime nesër në Bruksel

Nesër në Bruksel do të zhvillohet takimi dyditor i ministrave të jashtme të vendeve të BE-së, ku tema kryesore do të jenë politika e brendshme dhe të jashtme, e veçanërisht do të vlerësohet edhe puna e misionit të BE-së në Kosovë.
Siç mësohet Këshilli i Ministrave në konkluzionet e tij duhet të mbështesë përpjekjet që po i bën misioni evropian EULEX në Kosovë në zbatimin e mandatin të tij, megjithë sfidat serioze.
Ministrat evropianë janë të kënaqur me rezultatet që i ka shënuar deri më tash EULEX-i në forcimin e legjislacionit dhe gjyqësisë dhe në promovimin e reformave në fushën e sundimit të së drejtës në Kosovë. Pikësëpari kjo ka të bëjë me proceset e rasteve të ndjeshme penale dhe me luftën kundër krimit të organizuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›