E Diel, 1 Nëntor 2026

Bërthamoret, Medvedev: Irani rrezikon të përballet me sanksione të reja

Presidenti rus Dmitri Medvedev ka deklaruar se për çështjen nukleare, Irani rrezikon të përballet me sanksione të reja. "Një gjë e tillë mund të ndodhë nëse nuk do të konstatohet ndonjë përmirësim apo progres mbi programin e diskutueshëm bërthamor të Teheranit", tha Medvedev gjatë samitit të vendeve të Azi- Paqësorit në Singapor që grumbullon së bashku 21 vende. Presidenti amerikan Barack Obama dhe presidenti rus Dmitri Medvedev ranë dakord se "koha po mbaron" në një përpjekje për të zgjidhur krizën bërthamore me Teheranin, mbi bazën e dialogut. "Për fat të keq, Irani nuk ka qenë në gjendje të pranojë thirrjet e ndërkombëtarëve, tha Obama në fund të takimit me Medvedevin në Singapor. I të njëjtit mendim është shprehur edhe Presidenti Medvedev, i cili tha se "koha po skadon' për shanset që i jepen teteheranit, por nuk përjashtoi se mund të përdoren edhe metoda të tjera. Kështu, bisedimet e nisura në Gjenevë, me një fillim premtues, duket se kanë mbetur pezull. Barak Obama, ka derklaruar se Iranit po i skadon afati i deklarimit për dërgimin e uraniumit të pasuruar në vendet tjera me qëllim të prodhimit të karburanteve për qëllime civile. Ndërsa Medvedev ka pohuar se shpreson që Moska do të bindë Iranin që të dërgoj uraniumin e pasuruar në Rusi për prodhimin e karburanteve për reaktorin që Teherani e shfrytëzon për qëllime civile.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›