Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Kanë votuar rreth 32.86% e zgjedhësve
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 15:30, në votime kanë dalë rreth 32.86 për qind e elektoratit, në nivel të Kosovës. Në veri janë duke funksionuar vetë tri ekipe të lëvizshme të votimit. Lajmin e ka konfirmuar shefi i KQZ-së, Xhemajl Peçani.
Duke folur për komunat në veri të Kosovës, zonja Lushta tha se atje janë dërguar tashmë katër ekipe të lëvizshme për votim, në Mitrovicë, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposavic.
Prej tyre, vetëm tri janë funksionale, kurse ajo në Leposavic jo.
Kryetarja e KQZ-së gjithashtu njoftoi se në Zubin Potok, një grup prej 70 qytetarësh serbë kishin protestuar afër ekipit mobil që është dërguar, por turma tashmë është shpërndarë.
Kosova ka shtuar masat e sigurisë për zgjedhjet e sotme për pushtetin lokal të parat që prej shpalljes së pavarësisë nga Serbia në shkurt të vitit të kaluar.
Votuesit do të zgjedhin anëtarët e këshillit vendor dhe bashkiakët në 36 komuna. 72 parti politike dhe grupe qytetare marrin pjesë në zgjedhje mes të cilëve edhe disa kandidatë serbë.