E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marshi i salafistëve

Kush ka mundur të parashikojë se salafistët, të cilët praktikojnë një version fundamentalist të islamit dhe të cilët deri në momentin e revolucionit në Egjipt politikën e kanë konsideruar si një praktikë jo-islamike, do të sigurojnë një mbështetje aq të fuqishme në zgjedhje? Këtë sukses nuk e ka parashikuar as Vëllazëria Myslimane dhe suksesi i salafistëve tani mund të rrezikojë planet e përgatitura me kujdes të Vëllazërisë, për të dominuar skenën politike në Egjipt në periudhën pas revolucionit.

Është mëngjesi i rrethit të tretë dhe të fundit të zgjedhjeve parlamentare në Egjipt dhe Ammar Fayed, aktivistë i partisë politike Vëllazëria Myslimane, është tejet i tendosur.

Ky menaxher 28 vjeçar për marketing, i cili është anëtar i bordit ekzekutiv të degës së rinisë së partisë së Vëllazërisë, Partia për Liri dhe Drejtësi (FJP) në qarkun Dakahlia, shpjegon në këtë mënyrë situatën: 36 ulëse janë për t’u fituar në këtë provincë. Kjo provincë konservatore është qendër e Vëllazërisë dhe dukej se fitorja ishte e siguruar.

Megjithatë, Vëllazëria u sfidua nga partia salafiste Al Nour, e cila ka sfiduar kredencialët religjioze të Vëllazërisë dhe ka arritur një rezultat mjaft të mirë në zgjedhje. Duket se salafistët do të fitojnë diku prej 25 deri në 30 për qind të votave, edhe përkundër faktit se Vëllazëria do të fitojë shumicën absolute dhe do të bëhet partia më e madhe në parlamentin e ri.

Kush ka mundur të parashikojë se salafistët, të cilët praktikojnë një version fundamentalist të islamit dhe të cilët deri në momentin e revolucionit në Egjipt politikën e kanë konsideruar si një praktikë jo-islamike, do të sigurojnë një mbështetje aq të fuqishme në zgjedhje? Këtë sukses nuk e ka parashikuar as Vëllazëria Myslimane dhe suksesi i salafistëve tani mund të rrezikojë planet e përgatitura me kujdes të Vëllazërisë, për të dominuar skenën politike në Egjipt në periudhën pas revolucionit.

Pas dekadave të tëra të përpjekjeve për të bindur liberalët, të majtët dhe aktivistët tjerë për seriozitetin e saj për të zgjidhur problemet ekonomike të vendit, Vëllazëria tani befas është e detyruar të flasë për atë se kur dhe si do ta zbatojë ligjin islamik në Egjipt. Konflikti i mundshëm i Vëllazërisë me salafistët mund t’i ofrojë justifikime të dobishme pushtetarëve ushtarak të Egjiptit, të cilët mund të shfrytëzojnë rivalitetin mes dy palëve, për të qëndruar edhe më tutje në pushtet.

Vëllazëria nuk mund t’i lejojë vetës që të injorojë forcimin e salafistëve. “Nour është duke sulmuar drejtpërsëdrejti thelbin tonë, duke theksuar se Vëllazëria është parti si çdo parti tjetër politike, e cila po luan politikë, në vend se të jetë rojtare e islamit”, shpjegon Fayed.

Dy fraksionet islamike tashmë kanë filluar të shkëmbejnë akuza rreth çështjes më të ndjeshme dhe më përçarëse: legjitimimit të ligjit islamik. Për të kuptuar qëndrimet e partisë Al Nour, takohemi me Ibrahim Abdul Rahmanin, i cili është zëdhënës i partisë në qarkun Dakahlia.

Ishte kjo një intervistë mjaft e vështirë: Salafistët duket se nuk janë të prirë që qëndrimet e tyre t’i shpjegojnë para gazetarëve të huaj. Abdul Rahman gjatë gjithë kohës bëri përpjekje që t’i shmanget një bisede të sinqertë, duke mohuar fillimisht se Al Nour është një parti religjioze.

Pas 20 minutave të një bisede të kotë, ai më në fund filloi të flasë.

“Do të thosha se salafistët dhe partia Nour janë më të vetëdijshëm për shkencat religjioze dhe dinë më shumë për religjionin, se sa Vëllazëria Myslimane”, theksoi ai.

Dy partitë nuk pajtohen në lidhje me atë se me çfarë shpejtësia duhet të zbatohet ligji islamik, shpjegon Rahman dhe kjo epiqendra e konfliktit mes tyre.

“Çështja më e rëndësishme për partinë Al Nour është zbatimi sa më i shpejtë i ligjit islamik:, thotë Rahman.

Përderisa Rahman nuk ishte gjithaq i interesuar që të shpjegohet para medieve perëndimore, Mohammed Yousef, zëdhënës i FJP-së, ishte i brengosur se bota mund ta keqkuptojë partinë e tij.

“Al Nour është një lëvizje tejet fundamentaliste dhe dallon shumë nga FJP, pasi që partia jonë shtetin e shesh si një shtet qytetar, me një sfond islamik. Do të garantoheshin të drejtat e të gjithë qytetarëve, të cilat do të mbroheshin me ligj dhe kushtetutë, e jo nga besimet religjioze të qytetarëve”, thotë Yousef.

Yousef pranon se edhe Vëllazëria dëshiron zbatimin e ligjit islamik, por gradualisht.

Yousef më pas shpjegon konfliktin mes dy lëvizjeve:”Nëse Al Nour në parlament bën trysni për zbatimin e hududit, që parasheh vrasjen me gurë të tradhtarëve apo prerjen e duarve të hajnave, Vëllazëria do ta kundërshtojë këtë me ashpërsi dhe do të angazhohet për të parandaluar këtë”.

Nuk është kjo çështja e vetme, e cila i ka vendosur dy palët në kurs të përplasjes. Përderisa Vëllazëria synon të diskutojë për planet e saj për hapjen e vendeve të reja të punës, salafistët do të përpiqen që debatin në parlament ta përqendrojnë në çështjet siç janë shamia dhe ndalimi i alkoolit. (Foreign Policy)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›