Siri Bashar al-Asad amnisti per krimet gjate protestave
Presidenti sirian, Bashar al-Asad, ka dekretuar një amnisti për të gjitha krimet e kryera gjatë protestave të 10 muajve të fundit. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia zyrtare e lajmeve SANA. Amnesti të përgjithshme, që mbulon të gjitha krimet e kryera gjatë ngjarjeve që kanë ndodhur në mes të 15 mars 2011 dhe 15 janar 2012, "shkruante agjencia pa dhënë hollësi të mëtejshme.
Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun i ka bërë thirrje presidentit të Sirisë që ta ndalojë gjakderdhjen e vazhdueshme në vendin e tij dhe tha se “rendi i vjetër” i sundimit të një familjeje, ka mbaruar në Lindjen e Mesme.
Duke folur në një konferencë arabe për demokracinë botërore në Bejrut, Ban ki Moon ka kërkuar nga presidenti Bashar al-Asad që ta ndalojë vrasjen e njerëzve të tij, duke shtuar se rruga e shtypjes nuk çon askund.
Kombet e Bashkuara vlerësojnë se më shumë se 5000 njerëz janë vrarë që nga fillimi i protestave anti-qeveritare në Siri para më shumë se 10 muajsh.