E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë/ OSBE, nuk do të vëzhgojë zgjedhjet

Në Kosovë po diskutohet çështja e vëzhguesve të huaj ndërkombëtarë për zgjedhjet lokale që do të mbahen ne 15 nentor. OSBE thotë se nuk mund ti vëzhgojë dhe as t'i monitorjë pasi nuk ka mandate për këtë.
OSBE thotë se nuk do t'i vëzhgojë dhe as do t'i monitorojë zgjedhjet locale të 15 nëntorit në Kosovë, për shkak se nuk ka mandat për këtë. Shpresat e institucioneve të Kosovës tashmë janë kthyer drejt Këshillit të Europës. Ministri Sadri Ferati thotë se në zgjedhjet lokale gjithsesi do të kenë vëzhgues dhe monitorues të huaj. Sipas gazetës express, eksperti Leon Malazogu tërheq vërejtjen se zgjedhjet pa vëzhgues ndërkombëtarë rrezikojnë të mos kenë kredibilitet. Zgjedhjet komunale të 15 nëntorit nuk do të vëzhgohen dhe monitorohen nga ana e OSBE'së, për shkak se kjo organizatë ka qëndrim neutral ndaj statutit të Kosovës. Kjo është bërë e ditur pak javë pasi opozita në Kosovë i ka bërë kërkesë publike OSBE'së që jo vetëm të monitorojë, por edhe të marrë rol ekzekutiv në zgjedhjet e ardhshme komunale. Ndërkaq nuk dihet nëse do të veprojë në të njëjtën mënyrë edhe Këshilli i Europës. Kjo organizatë gjithmonë ka dërguar misione disamujore vëzhgimi në Kosovë, por për zgjedhjet e ardhshme komunale është duke heshtur. Edhe Këshilli i Europës, ashtu sikurse OSBE, nuk kanë ndonjë qëndrim përsa i përket statusit të Kosovës prandaj ka marrë pozicion "neutral". Gjatë viteve të administrimit të Kosovës nga ana e OKB'së, ka qenë shefi i UNMIK'ut ai që është përkujdesur që t'i shkruajë Këshillit të Europës kërkesën për dërgim në Kosovë të një misioni vëzhguesish. Për OSBE'në nuk ka pasur nevojë, sepse ajo vetë ka qenë në rolin e organizatores së zgjedhjeve të Kosovës, si kompetente për ndërtimin e institucioneve të Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›