SHBA Republikanet te ndare rreth Donald Trampit

Biznesmeni nga Nju Jorku dhe figura e njohur e televizionit Donald Trump ka terhequr kohet e fundit vemendje te madhe ne Shtetet e Bashkuara pasi ka thene se do te kandidoje vitin e ardhshem ne perpjekje per te siguruar emerimin e Partise Republikane per ne zgjedhjet presidenciale. Por perspektiva e kandidatures se Donald Trumpit per ne Shtepine e Bardhe i ka percare republikanet. Te ndjekim analizen e korrespondentit te Zerti te Amerikes Jim Malone
Donald Trump ka nje avantazh te madh ndaj disa rivaleve te tij republikane ngaqe emisioni i tij televiziv e ka bere ate nje njeri te famshem.
Kjo ka bere qe Donald Trump te paraqitet mjaft mire ne disa anketime te publikut duke siguruar mbeshtetje ne kete faze te hershme te fushates krahasuar me disa republikane te tjere qe jane ende duke shqyrtuar kandidimin per zgjedhjet presidenciale te vitit te ardhshem.
Zoti Trump po ashtu po gezon mbeshtetje nga levizja Tea Party qe shqetesohet me teper me ceshtje si shkurtimi i deficitit buxhetor dhe pakesimi i numrit te punonjesve te qeverise federale. Donald Trump foli ne nje takim te levizjes Tea Party kohet e fundit ne Florida.
Bota po qesh me ne. Po qesh me udheheqesit tane. Ata jane duke na perdorur per interesat e tyre dhe kjo eshte fatkeqesi. Nese une kandidoj dhe i fitoj zgjedhjet vendi yne do te respektohet perseri dhe Kina OPEC-u dhe te gjitha vendet e botes qe po na shfrytezojne do te trajtohen ndryshe.
Zoti Trump thote se ai do te marre nje vendim deri ne qershor per te kandiduar per zgjedhjet presidenciale. Disa republikane e pelqejne stilin e gjalle te Donald Trumpit dhe besojne se ai dallohet mes kandidateve te tjere tradicionale republikane.
Ja si shprehet nje grua qe degjoi fjalimin e Donald Trumpit ne Florida.
Ai eshte i ndershem dhe thote ate qe ka ne mendje nuk me duket qe genjen ose se perpiqet te me mashtroje.
Zoti Trump po ashtu ka ngritur ne fjalimet e tij ceshtjen e legjitimitetit te Certifikates se Lindjes se Presidentit Obama sipas se ciles presidenti ka lindur ne Hawai ne vitin 1961.
Obama nuk do ose nuk ka mundesi ta tregoje certifikaten e lindjes.
Zyrtare shteterore ne Hawai kane dokumentin autentik te lindjes se presidentit Obama dhe dy gazeta lokale e kane botuar njoftimin e lindjes se tij disa dite pas lindjes. Kushtetua amerikane kerkon qe president mund te behen vetem shtetas amerikane te ligjshem.
Nje numer republikanesh te shquar e kane kritikuar Donald Trumpin se fokusohet tek certifikata e lindjes e Presidentit.
Pikerisht perqendrimi i Donald Trumpit tek e ashtuquajtura ceshtje e lindjes eshte vetem nje arsye perse disa republikane te shquar po ngrene zerin kunder kandidimit te tij.
Ish-senatori i Utah-s Bob Bennet mbeshtet ish-guvernatorin e Massachusetsit Mitt Romni per President megjithese ai ende nuk e ka deklaruar kandidimin e tij.
Zoti Bennet thote se interesimi i republikaneve per Donald Trumpin pasqyron nje lloj pakenaqesie me kandidatet e mundshem te cilet jane duke sinjalizuar interesim per te kandiduar vitin e ardhshem.
Nuk ka ndonje lloj mbeshtetjeje te njezeshme qe e kemi vene re me pare dhe nuk ka nje kandidat qe mendohet se do te jete kandidati kryesor. Tani republikanet po thone le te provojme nje figure te re ne politike.
Anketimi me i fundit i rrjetit televiziv CBS News dhe gazetes Nju Jork Times gjeti se 56 per qind e republikaneve te anketuar nuk jane entuziaste per ndonje kandidat te mundshem.
Shume eksperte politike vene ne pikepyetje ne se Donald Trump do te kandidoje. John Fortier punon ne Qendren per Politika dy-paleshe ne Washington.
Ai eshte nje person shume i njohur dhe madje mjaft popullor. Prandaj ai i drejtohet nje elektorati qe shpreh interesim tek nje fytyre e re ne politike. Por une mendoj se ai mund te jete ne qender te vemendjes vetem per nje kohe te shkurter. Ai mund te kandidoje dhe mund te behet pjese e fushates por mundesia e tij per te fituar eshte shume e vogel.
Anketimi i perbashket i televizionit CBS News dhe gazettes Nju Jork Tajms tregoi se 72 per qind e amerikaneve kane thene se Donald Trump nuk eshte nje kandidat serioz. Anketimi po ashtu tregoi se republikanet jane te ndare lidhur me kandidimin e tij. 32 per qind e shohin ate me simpati dhe 33 per qind jane te pavendosur ose nuk e njohin ate mire aq sa per te patur nje opinon te caktuar per te.