Kosovë/ Pas Rektoratit, alarm bombë edhe në gjykatë
Një alarm për bombë ka detyruar punonjësit e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, rreth orës 14:00, të evakuohen nga ndërtesa.
Sipas mediave kosovare policia ka marrë një telefonatë anonime që lajmëronte për vendosjen e një mjeti shpërthyes në ndërtesën e gjykatës që ndodhet në afërsi të Kuvendit Komunal.
Policia ndodhet në mbjentet e Gjykatës së qarkut të Prishtinës dhe po kontrollon zyrat, për të vërtetuar nëse alarmi është i vërtetë.
Ndërkohë një granatë dore është vendosur paraditen e sotme në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës.
Njësitë e KFOR-it, rreth mesditës po punonin për çmontimin e mjetit shpërthyes, për të cilin nuk dihet ende se nga kush ka mundur të vendoset.
"Rreth orës 8 në mëngjes të ditës së martë, policia është informuar për një mjet shpërthyes në Rektorat. Policia ka shkuar menjëherë dhe ka konstatuar që bëhej fjalë për një granatë dore", tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Ai tregoi se policia menjëherë ka lajmëruar njësitet përkatëse të KFOR-it, për të bërë tërheqjen e mjetit shpërthyes.