Irak/ Vdesin 8 persona nga një atentat kamikaz
Tetë persona gjetën vdekjen, ndër të cilët komandanti i një milicie që lufton kundër Al-Kaidës dhe 10 të tjerë janë plagosur nga një kamikaz i cili hodhi në erë sot brezin e tij me eksploziv në një lokalitet në lindje të Irakut, njoftoi një zyrtar i shërbimeve të sigurisë dhe një mjek.
Kamikazi hodhi veten në erë në një kafene në Buhruz (provincë e Dialasë), ku ndodhej Laith Michaane, komandanti lokal i Sahwa-s, milicia sunite që lufton kundër rrjetit ekstremist të Osama bin Ladenit, shtoi për AFP-në një zyrtar i Operacioneve të sigurisë në Bakuba.
Komandanti lokal dhe njëri prej truprojave të tij u vranë, ndërkohë që një roje tjetër bën pjesë ndër të plagosurit, vazhdoi zyrtari.
Bilanci u konfirmua nga Dr. Ahmed Alouane, i Spitalt të përgjithshëm të Bakubës. "Kemi marrë tetë trupa dhe 10 persona të plagosur", i bëri të ditur ai AFP-së, duke shtuar se të gjithë viktimat ishin burra.
Rajoni sunit i Bourhouz-it (60 kilometra në verilindje të Bagdadit), që vazhdon të jetë bastion i Al-Kaidës, ishte dje arenë e dy atentateve me autobombë, që kanë shkaktuar dy të vdekur dhe katër të plagosur.
Pas akteve të dhunës së ditës së djeshme, policia ka ushtruar kontrolle disa shtëpi dhe ka arrestuar 10 persona.