Greqi/ Zjarr në ishullin Evia, evakuohen 500 turistë
Një zjarr ra sot pasdite në një pyll në veri të ishullit Eube (në lindje të Athinës) dhe më tepër se 500 turistë janë evakuuar nga një hotel atyr afër si masë parandaluese, njoftojnë burime pranë zjarrfikësve. "Hoteli ClubMed u evakuua për shkak të afërsisë me vendin e zjarrit dhe si masë parandaluese, nuk ka asnjë rrezik për turistët", i bëri të ditur AFP-së një zyrtar i zyrës së shtypit të zjarrfikësve.
Tre tragete dhe katër anije të tjera do të transferojnë turistët drejt lokalitetit të afërt, Edipsos, njofton shërbimi i shtypit i Ministrisë së Marinës tregtare. Tridhjetë e pesë automjete, tetë avionë, dy helikopterë dhe rreth 100 trupa janë dërguar për të luftuar kundër flakëve që kërcënojnë një pishnajë në rajonin Lihada, në veri të ishullit.
Erëra me shpejtësi 60-70 kilometra në orë frynin sot në mëngjes në Eube dhe në rajone të tjera të vendit.
Jugu i ishullit Eube, ashtu si rajoni i Peloponezit (në jug), është përfshirë nga flakët në verën e vitit 2007, gjatë zjarreve të mëdha që kanë shkaktuar 77 të vdekur dhe kanë dëmtuar më tepër se 250 000 hektarë, kryesisht në Peloponez.