Rumani/Rrëzohet qeveria gjatë humbjes së një mocioni mosbesimi
Qeveria rumune e qendrës së djathtë e kryeministrit Emil Boc është rrëzuar të martën pas humbjes gjatë një mocioni mosbesimi të opozitës në parlament. Më këtë mënyrë, vendi shkon drejt një pasigurie, më pak se një muaj e gjysmë përpara zgjedhjeve presidenciale.
"Mocioni i mosbesimit u miratua", deklaroi sekretari i parlamentit Valeriu Zgonea, duke shtuar se 254 deputetë dhe senatorë votuan në favor të këtij dokumenti dhe 176 kundër, ndërkohë që 236 vota ishin të mjaftueshme për miratimin e tij.
Kjo është hera e parë që prej vitit 1990 që një qeveri rumune rrëzohet pas miratimit të një mocioni mosbesimi.
"Është nder për një qeveri të shpërbëhet, ndërsa favorizon një reformë me objektiv heqjen e privilegjeve", tha kryeministri Boc duke iu referuar reformës së pensioneve që ai mbronte përpara këtij votimi.
Dy grupet e opozitës që e kërkuan këtë veprim, Partia Nacional Liberale (PNL) dhe Bashkimi Demokratik i Hungarezëve (UDMR), të bashkuar me socialdemokratët (PSD), e kritikonin atë për krijimin e një qeverie të paligjshme, të formuar vetëm nga ministra të Partisë së tij Demokrate-Liberale (PDL). PSD-ja doli nga koalicioni në pushtet më 1 tetor, për të protestuar kundër shkarkimit të njërit prej ministrave të saj. Tashmë i takon presidentit Traian Basescu, i dalë nga PDL-ja, të emërojë një kryeministër të ri. Analistët nuk përjashtojnë që Basescu të ngarkojë përsëri Boc për formimin e një qeverie, jetëgjatësia e të cilës nuk pritet t'i kalojë zgjedhjet presidenciale të parashikuara me dy raunde, më 22 nëntor dhe 6 dhjetor.