Afganistan/ Talebanët rrëmbejnë 16 persona në veri të vendit
Rebelët talebanë kanë marrë peng 16 persona në dy incidente të ndryshme në veri të Afganistanit, një rajon që prej një kohe të gjatë ka qenë relativisht i sigurt, njoftuan sot burime zyrtare.
Talebanët u rrëzuan nga pushteti në vitin 2001, por vazhdojnë të jenë aktivë në jug dhe në lindje të vendit dhe kohët e fundit po bëhen aktiv edhe në zonën veriore të vendit, që dikur ka qenë paqësore.
Në një prej incidenteve, talebanët sulmuan një klinikë mjekësore në provincën malore Sar-i-Pul duke marrë peng tetë punonjës, ndër to edhe gra, deklaroi Bilal Nairam, një oficer i lartë policie në provincë.
Në pengmarrjen e dytë, që si e para ndodhi gjatë natës në provincën fqinje Faryab, talebanët sulmuan një postbllok dhe rrëmbyen tetë oficerë policie, deklaroi një shef i policisë lokale. Talebanët nuk kanë bërë asnjë koment për sulmet.