Zyra e Prokurimit të Prishtinës jotransparente
Nga Express më 25 dhjetor 2010 në ora 11:46
Zyra e Prokurimit e Komunës së Prishtinës ballafaqohet me probleme dhe ka mungesë të transparencës për qasje në dokumente zyrtare, kanë deklaruar zyrtarë të organizatës Iniciativa për Progres – INPO.
Ata kanë prezantuar një raport me titullin “Prokurimi publik në Komunën e Prishtinës: shkëputja nga qytetarët”, i cili pasqyron të gjeturat gjatë monitorimit në zyrën e prokurimit.
Menaxheri i programit, Avni Bytyçi ka thënë se ky raport ka për qëllim nxitjen e promovimit dhe rritjen së transparencës gjatë dhënies së kontratave publike.
Kurse zyrtarja për monitorim, Adelina Avdullahu, ka thënë se qytetarët janë pak të informuar për zyrën e prokurimit, sipas një ankete të realizuar me 151 qytetarë.